‘Policët u infiltruan si klientë’- Kështu ra në pranga asamblisti i VV-së

Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Droga sinstetike sipas mediave në Shqipëri sapo kishte arritur në Tiranë dhe ishte e destinuar për tregun e brendshëm atje.

Gazetarja Xhensila Kodra ka dhënë detaje të reja nga operacioni antidrogë që ka zhvilluar policia e Tiranës, ku ranë në pranga pesë persona, mes tyre edhe një vajzë. Gazetarja theksoi se hetimet kanë nisur prej pesë muajsh dhe vijojnë akoma për të zbuluar bashkëpunëtorët e tyre në këtë veprimtari.

Sipas gazetares, punonjësit e policisë janë infiltruar në disa raste si klientë ku edhe kanë vëzhguar nëpër lokalet e natës se si shitej droga ekstazi. Personat në fjalë kishin gjetur edhe një metodë të pazakontë për të shitur drogën, duke e mbështjellë me një letër , në të cilën ishte stampuar edhe logoja e “Louis Vuitton”.

 

Lexo edhe:  Vrasja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet njëri prej të plagosurve që po trajtohej në QKUK