Policët civilë e arrestojnë në mes të rrugës një person në Fushë Kosovë

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës e ka arrestuar në mes të rrugës një person në Fushë Kosovë.

Një qytetar e ka dërguar një video të xhiruar nga vendi i ngjarjes, ku shihen policët civilë duke e arrestuar personin në fjalë.

Klan Kosova e ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje rreth këtij rasti, mirëpo deri më tani nuk i është dhënë përgjigje.

Lexo edhe:  “S’po mundem ta besoj, ike në lule të rinisë”, shoku i 30-vjeçarit me reagim prekës për viktimën