Po vazhdon edhe sot kërkimi për 26-vjeçarin e humbur në Pashtrik

Po vazhdon edhe sot kërkimi për 26-vjeçarin e humbur në Pashtrik.

Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, kanë konfirmuar se ende nuk është arritur të lokalizohet vendodhja e tij.

Personi i humbur raportohet se kishte dalur për gjueti, dhe nuk ka arritur të kthehet më.

I njëjti ka telefonuar babanë e tij dhe ka kërkuar ndihmë.

Lexo edhe:  44-vjeçari ikë për të disatën herë nga Enti Special në Shtime, ‘meraku’ i tij të marrë veturat e qytetarëve