Po udhëtonte nga Cyrih në Shkup, aeroplani goditet nga rrufeja
Një aeroplan që fluturonte nga Zurich për në Shkup u godit dje nga rrufeja.
Siç raporton Alsat-M, për shkak të kësaj, piloti vendosi të kthehej menjëherë në Zurich ku bëri një ulje emergjente.
Në këtë aeroplan, raportohet se fluturonte ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut.
Thuhet se ata po qëndrojnë në hotel dhe sot do të marrin rrugën për në Shkup.
“Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Zurich”. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë në afërsi”, thotë kapiteni Nikolla Gjorgiev.