Po shijonte lirinë nga arratia, 27-vjeçari i dënuar për shitblerje të drogës arrestohet në Prishtinë
Në vazhdimësi është raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Kështu ka vepruar tash e një kohë një person në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet djalë për Ardolind Dragusha, 27-vjeçar.
Dragusha është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 2 vjet burgim, pasi i njëjti ka kryer veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Ai është arrestuar dje në rrugën ‘Agim Ramadani’ dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit