Po “lulëzon” droga: Kapet i riu në flagrancë me një qese, përfundon në Polici

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare.

Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe të shtunën, te rruga C në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit 21-vjeçar K.P., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu qese me substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit të drogës, ai është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Lexo edhe:  “Fluturojnë” çmimet e veturave në tregun e automjeteve, për 1000 euro më të larta