Po kërkohej prej 11 vitesh, vetëdorëzohet i dyshuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Një person është vetëdorëzuar tek autoritetet e sigurisë dhe hetuesisë në Kosovë, pasi ishte në kërkim nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti kishte ndodhur më 26 janar 2013, në Prishtinë.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 26.01.2013 – NN.  Lidhur me rastin është raportuar se me 06.11.2024 është vetë-dorëzuar i dyshuari – kërkuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të cekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Ky është i vrari në Bubavec të Malishevës