Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, 2 persona lëndohen rëndë

Dy persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e së martës në fshatin Shakovicë, në rrugën Prishtinë-Podujevë, sipas të dhënave fillestare, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00. Policia ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas fotografive të siguruara nga KOHA, dy veturat kanë pasur dëme të konsiderueshme materiale.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, (në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë për KOHËN.

Lexo edhe:  Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik