Plus 350 trupa të ushtrisë turke vijnë në Kosovë, KFOR-i: Kemi burime për ta parandaluar çdo rrezik të mundshëm

KFOR-i ka njoftuar se trupat turke nga rezervat e KFOR-it e kanë përfunduar dislokimin e tyre në misionin e udhëhequr nga NATO.

“Ata do t’i zëvendësojnë njësitë që nisen nga Italia”, njoftoi misioni paqeruajtës në një komunikatë për media.

“Rreth 350 personel, nga brigada e 65-të e mekanizuar e këmbësorisë turke, do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të punësohen në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i thotë se ka “burime të mira dhe të mirëpozicionuara për ta parandaluar çdo rrezik të mundshëm për përshkallëzim dhe për të trajtuar çdo skenar sigurie, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së”.

KFOR-i kujton në fund se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, dhe se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Lexo edhe:  Aksident te EULEX-i në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes