Plas sherri në Kaçanik: 45-vjeçari kërcënon një të ri

Rastet e kërcënimeve në Kosovë, janë thuajse të përditshme. Shpesh herë ato ndodhin për arsye banale, por për shkak të rrezikut që u kanoset, qytetarët detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i zgjidhur problemet.

Me një situatë të tillë është përballur dje pasdite një person në Kaçanik.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 21-vjeçarit, i cili është ankuar se derisa po shkonte te shtëpia e fqinjit të tij për të huazuar një mjet pune, ka hasur në të dyshuarin. Ky i fundit dyshohet t’i jetë drejtuar viktimës me fjalë kërcënuese, çka kanë ngjallur frikë e shqetësim tek i riu.

Lexo edhe:  Mërgimtari ndihmon me 5 metra dru dy familje skamnore në Mitrovicë