Plas sherri në Gjakovë- Gjyshja i bën për spital nipat, ata e lajmërojnë në polici

Një gjyshe nga Gjakova ka rrahur nipat e saj. Njëri nga ta ka pranuar edhe trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra, shkruan Insajderi.

Rasti është lajmëruar në Polici. Më pas, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi nga raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 18.09.2024-12:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta i kishte sulmuar fizikisht nipat e saj. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Vdekja tragjike e 17-vjeçarit në ashensor, 43 vjeçari: Pajisjen e montova para 4 vitesh, nuk është kontrolluar më