Plas sherri mes vajzave në “BBV”
Debatet duket se i kanë lënë vend përplasjeve fizike në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ditën e sotme Sara dhe Françeska janë përplasur për punët e shtëpisë ndërsa nuk i kanë kursyer aspak ofendimet ndaj njëra-tjetrës.
Mirëpo këtë mbrëmje situata mes vajzave ka degraduar deri në përplasje fizike. Sara është përpjekur të futet në tualet me Françeskën ndërsa kjo e fundit nuk e ka lejuar dhe kur ka dalë e ka shtyrë me forcë duke e ofenduar me etiketime të tilla si: Injorante, debile.
U desh ndërhyrja e banorëve të tjerë që situata mes vajzave të mos i kalonte caqet sërish. Kjo nuk është hera e parë që shohim të tilla skena në shtëpinë më të famshme, pasi edhe pak ditë më parë pati një tentativë për përplasje fizike mes Meritonit dhe Fationit.
View this post on Instagram