Plani operativ “Droni”, Policia konfiskon 125 patentë shoferë në rajonin e Gjakovë
Janë konfiskuar 125 patentë shoferë në rajonin e Gjakovës për vetëm 6 ditë, njofton Policia.
Gjatë ditëve të fundit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) ka zbatuar me sukses planin operativ “DRONI”, i fokusuar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve, sidomos atyre që kryejnë tejkalime të rrezikshme.
Në kuadër të këtij plani gjashtë (6) ditor janë shqiptuar 752 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë:
Shpejtësinë mbi normat e lejuara, Përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, Mos vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj.
Ndërsa, 125 shoferëve u janë marrë përkohësisht patentë shoferët dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik. Kjo masë është marrë ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, si: tejkalime në zona të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik etj.