Ndodh edhe kjo: Hajduti shkon të shkatërrojë bankomatin me buldozer në mes të natës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në West Sussex të Anglisë, ku një person ka shkuar të grabisë një bankomat duke e shkatërruar atë me buldozer.

Policia u njoftua nga banorët e zonës pak pas orës 02:00 të natës.

Ata mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u përballën me pamjen e pazakontë. Policët iu vunë nga pas autorit të ngjarjes dhe arritën ta arrestonin atë.

Kjo ngjarje shkaktoi probleme edhe në një nga linjat e trenave, e cila u mbyll për disa orë, pasi buldozeri kishte krijuar probleme te shinat.

Lexo edhe:  Hoxha Fatmir Latifaj jep shembull, takohet me priftin Don Albert Jakaj dhe e quan vëlla