Plane për një fëmijë të dytë? Sara Hoxha tregon pse nuk ka postuar foto me Ledri Vulën dhe tatuazhin me shkronjën “L” që ka fshirë

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, ka treguar më shumë detaje gjatë një intervistë të dhënë së fundmi në lidhje me raportin e saj me këngëtarin Ledri Vula, planet për martesë dhe për një fëmijë të dytë.

Prej kohësh Sara dhe Ledri përfliten se i kanë dhënë fund romancës mes tyre, nga e cila kanë edhe një vajza.

E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, Sara është pyetur nga fëmijët për planet për martesë, por mesa duket një ceremoni e tillë nuk është në planet e afërta të saj.

Blogerja u përgjigj se ndoshta në të ardhmen mund ta bëjë një dasmë, por deri më tani nuk e ka pasur ndjesinë që ta bëjë diçka të tillë.

“Unë nuk jam martuar akoma dhe në fakt më pëlqejnë dasmat shumë, por më pëlqejnë kur jam e ftuar. Nuk më pëlqen të bëj një dasmën time. Nuk them që nuk do e bëj kurrë që të mos keqkuptohemi, por akoma nuk e kam atë ndjesinë”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Sara nuk i shpëtoi pyetjeve ngacmuese nëse do të donte të sillte në jetë një fëmijë të dytë, për të cilën u përgjigj se do dëshironte t’i bënte Poem Blu një motër ose vëlla.

“Dëshira është shumë e madhe, që t’i bëj Poit një motër ose një vëlla, po patjetër që po, unë kam qejf që Poi të ketë një motër ose vëlla. Nuk kam ende asnjë plan”, tregoi Sara.

Pas lajmeve për një ndarje mes saj dhe Ledrit, së fundmi Sara ka nxitur dyshime se marrëdhënia mes tyre mund të jetë rregulluar, pasi blogerja ka kthyer të gjitha foto e saj me këngëtarin në rrjetet sociale, të cilat më parë ishin fshirë.

Lexo edhe:  Me fashë në këmbë: Publikohet fotografia e Vali Corleones pas plagosjes

Çifti po ashtu prej kohësh nuk kanë ndarë asnjë foto familjare dhe krah vajzës së tyre. Nxitur nga kjo, Sara është pyetur nga fëmijët se pse ata nuk kanë postuar një foto të tre.

“Kur kemi bërë foto bashkë kemi postuar. Kohët e fundit nuk kemi bërë foto bashkë, ndaj nuk kemi postuar”, u shpreh Sara.

Sara po ashtu ka komentuar edhe tatuazhin me një shkronjë “L” dedikuar prindërve në një moshë shumë të re, ku tregoi se nuk e do më.

“Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë. Sepse ka qenë një tatuazh që unë e kam bërë kur isha 17 vjeç, ka qenë një “L” që e kam bërë për mamin dhe babin. Kam qenë shumë e re”, tha jo.

Por, pavarësisht aludimeve për ndarje, Sara Hoxha nuk ka komentuar aspak marrëdhënien me reperin Ledri Vula.