Plagosje me armë zjarri në Prishtinë: Një person dërgohet në QKUK

Të hënën, në orët e mbrëmjes ka pasur të shtëna me armë në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, në incident janë përfshirë një veturë dhe një motor, teksa akoma nuk dihen motivet e rastit.

Policia ka bërë të ditur se viktima që ka pësuar lëndime trupore tashmë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa hetimet kanë nisur për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Me datën 28.08.2023 rreth ores 21:25, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në  rr.Shpetim Robaj, në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë. Policia menjëher iu ka pergjigjur informatës dhe sipas informacioneve fillestare dyshohet se në këtë incident kanë qene te perfshira nje veture dhe nje motorr me kater rrota.

Dyshohet se si pasoj e incidentit një person i plagosur është derguar në emergjencë për trajtim mjeksor. Njësitet relevante policore janë duke u marr me rastin dhe hetime intensive janë duke u kryer për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar deri te ky incident. Pas raportimeve tjera prej ekipeve nga tereni do të njoftoheni per detajet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lexo edhe:  Aksidenti në Podujevë ku vdiqën prindërit ndërsa fëmijët u lënduan: Djali operohet, vajza dërgohet në Neurokirurgji