Plagosje me armë zjarri në Lutogllavë të Pejës, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një përleshje në mes të disa personave ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lutogllavë të Pejës, që ka eskaluar në përdorimin e armës, e ku për pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca e Spitalit të Pejës kanë bërë me dije se një person i plagosur nga arma e zjarrit është pranuar në këtë qendër dhe po merr trajtim për plagët e marra.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari tashmë është identifikuar dhe po bëhen veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e prezencës së tij.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, për t’i bërë ekzaminimet dhe mbledhjen e informatave të para që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Lexo edhe:  "Ma kish çu një sinjal nëse do të ishte gjallë", avokati tregon se çka i tha nëna e Faton Hajrizit