Plagosja në Shkodër, ky është studenti i Akademisë së Policisë

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mbrëmjen e kësaj të marte, ku u plagosën dy persona.

30-vjeçari Gjon Nika, ka qenë shënjestra e sulmit, por si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, 28-vjeçari Gjergj Ndërshtiqa, student i Akademisë së Sigurisë.

Sipas korrespondentit të Euronews Albania, Teodor Gjerga, pak kohë pas ngjarjes, në afërsi të vendit ku ndodhi plagosja, policia gjeti 2 makina në flakë e cila dyshohet se u përdor nga autorët e ngjarjes.

Motivet e këtij atentati momentalisht nuk dihen.

Lexo edhe:  Albin Kurti i denigroi në terma kafshësh si "hajvanë", Bedri Hamza s'merret me të: "Ecim tutje, nuk është gjuhë e duhur"