Plagosja në Hajvali, i dyshuari në arrati – Policia tregon çka gjeti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e djeshme në Hajvali. I dyshuari ende nuk është arrestuar.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar susbstancë e dyshuar narkotike.

“VRASJE NË TENTATIVË – Hajvali, Prishtinë 08.11.2024 – 14:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë i njëjti është plagosur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lexo edhe:  "Tre kom me t’i shprazë në ballë e 30 në trup”/ I riu kërcënon të dashurën