Parashikimi i motit për të mërkurën

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, pritet të ketë reshje shiu, kryesisht me intensitet të lehtë dhe të përqëndruara kryesisht në Rrafshin e Kosovës, njofton Meteo Kosova.

Vonë pasdite, pritet të arrijë një sistem i ri vranësirash, duke gjeneruar të reshura, fillimisht në Rrafshin e Dukagjinit, e më pas deri në orët e mbrëmjes do të shtrihen edhe në zonat tjera të Kosovës. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga juglindja, me shpejtësi prej 10-34 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 12°C. /Front Online

Lexo edhe:  E dhimbshme: Në 15 vjetorin e Pavarësisë, ish-ushtari i UÇK-së e nis djalin e tij për në Gjermani