Plagosi një person 12 ditë më parë, arrestohet një i dyshuar në Kamenicë

Më 8 qershor, policia raportoi se një person në Laçiq të Kamenicës u plagos me armë zjarri.

Motivet e kësaj plagosjeje ishin të panjohura, sakaq viktima kishte pësuar lëndime trupore, për të cilat edhe mori tretman mjekësor.

I dyshuari për shtënie me armë në drejtim të viktimës ishte larguar në drejtim të panjohur, raporton Indeksonline.

Ky i fundit është arrestuar dje. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 19.06.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë(5) fishekë cal-7.62×29 mm” thuhet në njoftim të policisë.

I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtjeMe

Lexo edhe:  Arrestohen 5 persona në Mitrovicë