Plagoset Donald Trump, në një tubim elektoral

Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është qëlluar në një tubim elektoral në Pensilvania.

Sipas Daily Mail, ende nuk është e qartë se me çfarë është qëlluar Trump.

Pas kësaj Trump është larguar nga skena nga shërbimi sekret.

Njerëzit filluan të bërtasin pasi dëgjuan të shtënat, derisa turma po vazhdon të evakuohet.

Ky incident erdhi, pas një dite të ngarkuar të fushatës së tij.

VIDEO

Lexo edhe:  Me pantollona të shkurtër dhe me mjekërr- Fotot e tre sulmuesve të Valon Sylës