Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një 18-vjeçar në Lipjan, dërgohet më urgjencë në QKUK

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë pas mesnate si pasojë e të shtënave me armë zjarri në oborrin e një shtëpie në rrugën ‘Llagja e Dino’ në Lipjan.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi që i dyshuari teksa po luante me një pushkë ajrore e ka shkrepur atë me ç’rast ka goditur një 18-vjeçar.

I riu është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve të Sinjalit në Emergjencë, 18-vjeçari ka pësuar lëndime në dorë, mirëpo i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën që dyshohet se u përdor në rast dhe kanë shoqëruar të dyshuarin për intervistim.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lexo edhe:  Prona 10 milionëshe: Gazetari Sadiku zbulon detaje për personin e arrestuar nga policia