Plagoset aksidentalisht me armë pa leje një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK për trajtim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme ose edhe aksidentale.

Një rast i tillë ka ndodh para dy ditësh edhe në Prishtinë, ku një person është plagosur aksidentalisht nga arma pa leje.

Për pasojë i njëjti ka përfunduar në QKUK për trajtim.

Gazeta Sinjali merr vesh se viktima ishte duke pastruar oborrin përreth shtëpisë së tij, kur siç mësohet e kishte gjetur një armë dhe më pas ishte plagosur aksidentalisht me të, në garazhin e tij.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit të llojit pistoletë si dhe 5 fishekë të kësaj arme.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili rastin e ka iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lexo edhe:  Aksident me fatalitet në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, vdes një person