Plagosen dy persona, të dyshuarit i kapet arma dhe arrestohet

Dy persona kanë marrë lëndime nga të shtënat me armë, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe i është marrë arma.
Policia rajonale e Prishtinës ka thënë se rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, që dyshohet të kenë marrë lëndime nga arma e zjarrit, kanë thënë nga Policia.

“Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri”.

Lexo edhe:  Pajazitaj: S’kam paguar për lirimin tim – familjes së të ndjerës s’i ka hije të bëjë deklarata të tilla