“Plagët e lirisë për mua janë të çmueshme, edhe pse ende ndjej dhimbje”, luftëtari i UÇK-së rrëfen për momentin e plagosjes

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murat Lokaj, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka rrëfyer për momentin e plagosjes nga forcat serbëve dhe momentin kur e kuptoi që forcat e NATO-s kanë hyrë në Kosovë.

Lokaj ka thënë se plagët që ka marrë në frontin e luftës kundër forcave militare dhe paramilitar serb janë të çmueshme, pasi ato janë plagë të lirisë.

“Plagët e lirisë për mua janë shumë të çmueshme, kam një plagë të madhe e tjetrit janë më të vogla. Gjatë luftës janë plagosur ballë për ballë me forcat serbe. Ku aty mora plagët, sidomos një plagë më të rëndë. Në stomak, zorrët më dolën jashtë, ndërsa mora edhe disa plagë të vogla, mora një në krahë, një në kamë, por, ato ishin të vogla. Kjo ka ndodhur më 2 mars të vitit 1999 dhe këtë datë e festoj çdo vit. Dhe për mua plagët e lirisë janë të çmueshme… S’mund ta përshkruaj këtë më asgjë kur kam hyrë në UÇK. Të parët e mi kanë përjetuar tmerre të mëdha nga regjimet dhe neve na u dha mundësia me e rrok pushkën kundër armikut, unë e ndjej vetën të kënaqur me këtë dhe pse ende i ndjej plagët”, ka thënë Lokaj.

Lokaj tregon se sa ishte në spitalin e Tetovës për shkak të plagëve të mori, e kuptoi se NATO ka hyrë në Kosovë, por, edhe gëzua edhe u zhgënjye. pasi në atë kohë kishte ndodhur një masakër në fshatin tij.

“Në atë kohë isha në spitalin e Tetovës, pasi janë bërë operacion dy herë aty dhe dy herë në Prishtinë. Disa njerëz në Tetovë  më treguan që hini NATO, u gëzova. Por në tjetrën anë u zhgënjeva, pasi në fshatin tim ndodhi masakra”.

Lexo edhe:  Varroset mësuesja që u vra dje me sëpatë nga burri në Prishtinë

Lokaj shprehet jo shumë i lumtur me lirinë që e gëzojmë tash, pasi familjet e dëshmorëve veteranëve dhe invalidëve të luftës janë duke u përbuzur.

“Jemi duke e gëzuar por jo sa duhet, pasi familjarët e dëshmorëve, invalidët, veteranët janë duke  përbuzur nga pak. Nuk janë duke i trajtuar siç duhet, siç i kanë meritat. Po mendoj që në të ardhmen do të bëhet si duhet”.