Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit

Është plaçkitur shtëpia e avokatit Bajram Kelmendi.

Sipas mbesës së tij Elenës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

“Viti 2024 rreth një javë pas 25 vjetorit të vdekjes se familjarëve tanë, njerëzit që dhanë shumë më shumë se jetën për këtë vend, e shpija ku kanë jetu e vepruar këta deshmorë u thye e u vjedh prej njerzëve të poshtër e të pashpirtë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Avokati Bajram Kelmendi, u vra bashkë me dy djemtë e tij nga forcat serbe 25 vjet më parë.
Lexo edhe:  Escobar: Kosova ka mbështetjen e SHBA-së, do të arrijmë atë që duam në dialog