Plaçkitet postieri i “Postman”, e goditën dhe ia morën pazarin – mësohet si ndodhi rasti
Në orët e vona të së mërkurës, në fshatin Bablak të Ferizajt, ndodhi një incident paksa i pazakontë.
Një 20-vjeçar po kthehej në shtëpi nga puna kur një veturë me katër persona e goditi nga pas, e pastaj edhe e kërcënuan.
Ata, sipas viktimës, ishin të armatosur me armë zjarri AK47, kur edhe ia morën më forcë një shumë të majme parash.
Ngjarja ndodhi pasi B.I e kishte kryer orarin e punës si postier, derisa pazarin që e fitoi gjatë ditës e kishte me vete.
Djaloshi nga Tërrni i Ferizajt, që nuk pranoi të flasë publikisht për rastin, nuk është se nuk vërejti lëvizje të çuditshme nga një veturë që po i vinte pas.