Plaçkitet market “Albi” në Prishtinë

Një plaçkitje raportohet të ketë ndodhur në marketin “Albi” në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Siç ka postuar faqja “Vrojtuesit e lagjes” në Facebook, gjersa plaçkitja ka ndodhur, Policia ende nuk ka arritur në vendin e ngjarjes.

Ndonëse stacioni policor gjendet vetëm në anën tjetër të rrugës te “Albi”, Policia ende nuk është paraqitur në vendin e ngjarjes.

Sinjali ka tentuar të kontaktojë pronarin e marketit, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Lexo edhe:  Hamza: Kemi program serioz, ekspertët më të mirë të vendit, edhe jashtë PDK-së, i kemi angazhuar që të punojnë në të