PIPOS: 16.60 për qind e qytetarëve janë të dëshpëruar nga qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje
16.60 për qind nga 1 mijë e 50 respodentë kanë deklaruar se janë të dëshpëruar nga qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu ka dalë në matjet e fundit të opinionit publik, të realizuara nga PIPOS të prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Kosovës.
31.50 për qind e anketuesve kanë deklaruar se pritshmëritë e tyre ndaj Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë më të mëdha.
Ndërkaq 41.40 për qind e respodentëve në pyetjen “Ju lutem na thoni, cila është arsyeja kryesore që nuk e përkrahni tash Lëvizjen Vetëvendosje?”, janë përgjigjur se kanë vendosur ta votojnë partinë të cilën e kishin votuar në të kaluarën.
E 10.50 për qind nuk e dinë ose refuzojnë të japin përgjigje.