Pilotit kroat i hiqet paraburgimi, e dashura serbe nga Mitrovica ende në burg – dyshohet për spiunazh në favor të Serbisë

Pilotit të helikopterit të Forcave Ajrore të Kroacisë (HRZ), J. I. nga Spliti, i është hequr masa e paraburgimit, ndërsa e dashura e tij, A. M. nga Mitrovica e Kosovës, vazhdon të qëndrojë në burg hetimor. Këtë e kanë konfirmuar për portalin 24sata burime nga Gjykata e Qarkut në Split.

“J. I.-së i është hequr paraburgimi dhe i janë caktuar masa sigurie, ndërsa nesër do të vendoset për vazhdimin e paraburgimit të të pandehurës A. M.”, kanë bërë të ditur nga gjykata, raporton mediumi kroat dnevno.hr

Si masë sigurie ndaj pilotit është vendosur ndalimi i kontaktit me një nga dëshmitarët, i cili ende nuk është marrë në pyetje. Nga Ministria e Mbrojtjes është konfirmuar më herët se pas incidentit piloti është larguar nga ushtria.

Lexo edhe:  Refuzimi i kërkesës së Thaçit për ta vizituar babanë nga Specialja, Selimi: “Konfirmon se kjo gjykatë nuk është e Kosovës