Personi që u vra sonte në Prishtinë është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua.
Siç merr vesh Sinjali, viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një incidenti, ku familja Murseli është përballur me disa grabitës.
Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.