Përplasje e fortë, aksident mes BMW-së dhe kamionit

Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Aksidentin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se përkundër përplasjes, fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Në ora 11:10 në Bibaj të Ferizajt ka ndodhur një aksident në mes të një kamioni dhe një veture, nuk është raportuar për lëndime”, ka deklaruar Veseli.

Lexo edhe:  Burri në Shtime kërcënon me jetë ish-bashkëshorten: Kom me t’vra ty edhe fëmijët