Ngjarje tronditëse në Gjakovë: 13-vjeçarja dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga dy persona

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të moshës madhore, të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku një vajzë e mitur dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga dy persona.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 13-vjeçarja dyshohet që në muajin mars është keqpërdorur seksualisht nga njëri prej të dyshuarve, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

E së fundi, i dyshuari tjetër ka aranzhuar takim me të miturën, me qëllim që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pavarësisht moshës së vogël dhe të ndjeshme të viktimës.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë edhe dëshmia e nënës së vajzës, teksa e mitura është dërguar për ekzaminime mjekoligjore.

Njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje dhe me vendim të prokurorit do të hetohet për veprën penale ‘Sulm seksual’, ndërsa i dyshuari tjetër është shpallur në kërkim policor për ‘Dhunim’ pasi i njëjti s’është kapur ende nga organet e rendit.

Lexo edhe:  Situatë e qetë në Veri, forcat e shtuara të policisë po qëndrojnë në Lagjen e Boshnjakëve