Përplasje e ashpër mes Romeos dhe Meritonit, i drejtohen me tone të larta njëri-tjetrit 

Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e diel).

Kjo pas daljes së Ilnisa Agollit, ku prezantuesi nga Kosova u akuzua nga Romeo se e ka dashur jashtë këtij formati.

Ata i bërtisnin në fytyrë njëri-tjetrit duke kaluar edhe në ofendime.

“Ia preve ëndrrat, ti e doje jashtë atë. Kjo është e vërteta plak. Të pëlqen”, iu drejtua Veshaj – Mjekiqit.

Ai në anën tjetër ia ktheu: “Mos guxo ta përmendësh. Je i turpshëm. Si guxon me përmend Ilnisën, të ka respektuar ty”.

Lexo edhe:  Dafina Zeqiri e konfirmon se do të martohet me biznesmenin Kreshnik Gjergjin