Përplasen gjermani dhe britaniku që ishin në UÇK, njëri i kërkon tjetrit “t’i qërojnë hesapet” në debat televiziv

Kontributin për luftën në Kosovë dhe pjesëmarrjen në UÇK e kanë emërues të përbashkët.

Megjithatë, duket se nuk gëzojnë raporte të mira mes vete. Kjo pasi, njëri prej tyre, Jon Harrison, i ka kërkuar debat televiziv Michael Spath, i njohur ndryshe edhe si “snajperisti”.

Spath, duke shfrytëzuar platformën “Facebook”, publikoi ftesat virtuale të Harrison, që së fundi u konfirmua edhe dhëndër Kosove.

Britaniku, mes tjerash tha që nuk e njeh këtë person dhe se po publikon ato që janë të lejueshme.

Gjithsesi, në fund e mbylli me frazën: Kosova e para!

Lexo edhe:  Ky është 35-vjeçari që dyshohet se sulmoi zyrtarin policor në Prishtinë, ishte nën ndikimin e drogës