Përplasen dy tramvaj, 13 të plagosur

Dy trena të tramvajit janë përplasur në qendër të Lisbonës, Portugali, duke plagosur 13 persona, mes tyre tre fëmijë.

Tetë persona të plagosur u dërguan në një spital në kryeqytetin portugez me lëndime në fytyrë dhe gjymtyrë të sipërme.

Agjencia e lajmeve Lusa, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Zjarrfikësve, tha se të plagosurit përfshinin dy francezë, dy çekë, një amerikan, një italian dhe një spanjoll.

Shkaqet e përplasjes mbeten të paqarta. /Abc news

Lexo edhe:  Momenti kur Policia arreston një person në Gjakovë, mësohet arsyeja