Përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e betuar të legjislaturës së nëntë sot do të mblidhen në përpjekjen e 18-të për konstituimin e Kuvendit.
Vazhdimi i seancës pritet të nisë nga ora 10:30.
Të shtunën dështoi përpjekja e 17-të.
Në seancën e 17 majit, formimi i Komisionit për votim të fshehtë, një hap vendimtar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, mori vetëm 53 vota për dhe një kundër, duke mos siguruar shumicën e nevojshme
Në mbledhjen e fundit votat kanë rënë për Haxhiun poashtu ka zëra që mund të porpozohet Konjufca që besohet se i ka votat por kjo mbetet në vullnetin e Kurtit.