Përlotet i moshuari: Djalit i erdhën vizat për fëmijët, në pleqni po jes veç me plakën

“Tregime nga katuni” ka sjellë këtë radhë rrëfimin e Rexhep Arifit.

Ky i fundit, ka emocionuar me rrëfimin e tij për ikjen e të rinjve.

Ai tregon se si kësaj rrjedhe, s’kanë mundur t’i ikin as djemtë e tij.

“Sun pe gjajnë veten këtu. Dje i kanë ardhë djalit të dytë vizat për fëmijë. Brenda javës vjen i merr fëmijtë. Edhe djali i madh o në qat procedurë. Jemi përpjek me ba një idare këtu, po s’kemi pasë mundësi. Jam mërzit normal, se plotë shtëpinë e kam. Veç unë edhe plaka jesim qitu”, rrëfen ai.

Lexo edhe:  Ish-shefi i anti-korrupsionit dënohet me 5 euro për 2 centë borxh nga NLB Banka në Kosovë