Përleshje në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë, disa të mitur rrahin një tjetër, ndërhyn Policia

Një fenomen i shëmtuar dhe i pandalshëm është bërë edhe dhuna fizike në mes të miturve, sidomos brenda ambienteve shkollore, e cila është shndërruar në një pjesë të paevitueshme të realitetit.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe sot në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, ku disa të mitur janë përleshur mes veti.

Sinjali ka mësuar se disa të mitur e kanë sulmuar një fëmijë, nxënës i shkollës – duke i shkaktuar lëndime trupore.

Njëri nga të miturit që sulmoi bashkëmoshatarin e tij tashmë është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, pjesëmarrësit e tjerë në këtë përleshje ndodhen në arrati.

Lexo edhe:  Eskalimi i Tik Tokerëve- Nipi i Shani Tmerrit rrahë Blertonin, shpërndahet videoja