Përleshje në një lokal në Skënderaj, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Skenderaj për armëmbajtje pa leje dhe përdorimin të armës.

Siç njofton Policia, përleshja ka ndodhur në një lokal në fshatin Polac të Skenderajt, ku mbeti i lënduar një person.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një pistoletë dhe gjashtë fishekë.

Policia bën të ditur gjithashtu se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy gëzhoja dhe një predhë. Ndaj 48 vjeçarit,shtetas i Kosovës është iniciuar vepra penale “Armëmbajtje pa leje”.

“Policia është përgjigjur në këtë rast dhe sipas informatave të para, një njësi e Trafikut Rajonal kishte ndërhyrë në rast dhe kishin ndaluar përleshjen mes palëve. Sipas njoftimeve nga vendi i ngjajres gjatë përleshjes një person ishte lënduar. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e QKMF në Skenderaj për tretman mjekësor e më pas edhe në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe sipas mjekut lëndimet janë të natyrës së lehtë. Pas tretmanit mjkësor, personi është intervistuar pasi që kishte qenë edhe i dyshuari në këtë rast”, njofton PK.

Lexo edhe:  Trepça identifikon tifozët që kanë hedhur gjësende në parket, i paraqet në polici