Përleshje mes tre të rinjve në Prishtinë, Policia ua sekuestron thikat

Foto ilustruese

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku tre persona janë përfshirë në një rrahje.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes njërin prej personave të dyshuar, ndërsa tjetri ndodhet në arrati. Po ashtu te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar mjete të mprehta.

Në kuadër të veprimeve hetimore i dyshuari dhe viktima janë shoqëruar në stacion policor ku kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, teksa vijojnë kërkimet për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit tjetër.

Lexo edhe:  Policia e ndal për kontroll taxin në Prishtinë, pasagjeres 18-vjeçare i gjejnë narkotikë