Përleshje masive afër një lokali në Gjakovë, gjashtë të arrestuar – Policia siguron pamjet

Përleshjet në lokale të ndryshme në qytetet e Kosovës, sidomos pas mesnate janë bërë të shpeshta. Këto raste jo rrallëherë eskalojnë në sulme brutale. Kështu ka ndodhur edhe në një lokal në Gjakovë.

Sinjali mëson se një përleshje masive ka ndodhur në një lokal të Gjakovës, duke bërë që të intervenojë edhe Policia.

Në rrahje, motiv i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e momentit, janë përfshirë gjashtë persona, të cilët kanë përfunduar në stacion policor, si të dyshuar për rastin.

Personat e arrestuar po intervistohen nga Policia dhe së shpejti pritet të ndalohen për 48 orë, ndërkohë që Sinjali mëson se tashmë janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë afër lokacionit ku ka ndodhur përleshja.

02 Press do t’iu mbajë të informuar për detaje të tjera.

Lexo edhe:  Aksident në rrugën Vushtrri-Mitrovicë, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes