Përleshja që përfundoi me shkrepje të armës – ky është i plagosuri, zbulohet edhe identiteti i të dyshuarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në afërsi të hyrjes së Spitalit të Prizrenit, ku spas të shtënave me armë një person ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është Nazim Berisha. Ai njëjti ka pranuar tretman mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetë.

Derisa, sipas burimeve të Gazetës Sinjali ai që dyshohet se shtiu me armë është: Mestan Skenderi i cili është arrestuar nga Policia.

Rasti siç ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali ka ndodh rreth orës 17:10. Ngjarjen e ka konfimruar edhe Policia

“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë”.

“Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas nje mosmarrveshje në mes të palëve. Një gëzhoj është gjet në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervsituar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  20 ushtarë amerikanë nisen për Kosovë, do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të NATO-s