Përkrahësi i VV-së, Samir Potera, pas intervistës së Thaçit e quan “kriminel” dhe shpreh dëshirën që të dënohet “rrast”

Përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Samir Potera, ka reaguar ashpër pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, duke e quajtur atë “kriminel” dhe duke e akuzuar për dëme të shumta ndaj vendit.

Potera njihet për publikimet kundër të gjithëve dhe përkrahjen që i jep VV, madje pubikon fotot me zyrtarë të VV, siq shihet në foto me Fitore Pacollin.

Potera e ka cilësuar intervistën si një “skenar të montuar”, duke thënë se nuk ishte një intervistë e mirëfilltë, por një përpjekje për ta promovuar një person që, sipas tij, “i ka bërë vendit 1001 të këqija”.

Ai e ka akuzuar Thaçin për përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën, duke thënë se “përpiqet t’i thotë të bardhës e zezë”.

Në reagimin e tij, Potera është shprehur i bindur se Thaçi “është i vetëdijshëm për veprat e tij dhe se do të marrë dënimin që e meriton”, duke shtuar se “do të dënohet rëndë”. Në fund të reagimit, ai i është drejtuar gazetarit “Jadran Ahmetaj” me fjalë ironike, duke i sugjeruar që “të përgatisë ndonjë fjalim të madh për në derë të Akademisë së Shkencave”.

Lexo edhe:  Selmanaj: E vërteta duhet të dihet, duam ta dijmë secili cent i qytetarët të Kosovës se ku po shkon