Përfundon takimi i Albin Kurtit me Fatmir Limajn

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Pamjet shfaqin Kurtin teksa del nga restoranti ku u zhvillua takimi, i shoqëruar nga truprojat dhe duke u drejtuar drejt veturave të eskortës.

Takimi vjen në një moment kyç për vendin, në përpjekje për të dalë nga ngërçi politik që po zvarrit krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë marrëveshje mes palëve. Nisma Socialdemokrate, nga ana tjetër, mbetet e vendosur në kërkesën për postin e kryetarit të Kuvendit – që sipas tyre, është kyç për balancimin e pushtetit.

Lexo edhe:  Fushë Kosovë: Pesë burra rrihen mes vete për pronë, pëson lëndime edhe një e mitur