Përfundojnë pushimet verore, rikthehen kolonat në kryeqytet

Kolonat po vazhdojnë të mbesin problem serioz në kryeqytet. Pritjet e gjata për të hyrë apo për të dalë nga Prishtina, janë një problem tash e një kohë. Si çdo të hënë tjetër, situatë e njëjtë po ndodh edhe sot kur ka filluar java, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje ku shihet se pasditen e ditës së sotme kanë nisur kolona dhe tollovi të mëdha në qendër të kryeqytetit.

Lexo edhe:  78-vjeçarja në Prishtinë denoncon në Polici nipin e saj: Më kapi për fyti dhe tentoi të më ngufas