Për shkak të barikadave Policia nuk ka arritur ta transportoj Pantiqin në Prishtinë

Rrugë kryesore e lokale janë bllokuar në veri të vendit.

Kjo si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokal në Rudarë, Zveçan e Leposaviç.

Organizimi i tillë i serbëve vjen si pasojë e arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq.

I njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në sulmet e fundit në veri me shok-bombë. Ai është arrestuar duke tentuar të largohet nga Kosova.

Sipas burimeve të Insajderit, synimi i serbëve atje është që përmes barrikadave të mos lejojnë transportimin e Pantiq në Prishtinë.

“Qëllimi kryesor është që ta bllokojnë secilën rrugë nga ku mund të transportohet ish-polici i arrestuar”, thanë këto burime.

Gjithashtu, Insajderi merr vesh se barrikadat do të jenë në rrugë deri në errësim, kurse më pas do të ndryshoj strategjia e tyre.

“Serbët janë duke pritur që deri të errësohet dhe të ndryshojnë strategjinë e rezistencës së tyre”, tha ky burim për Insajderin.

Kujtojmë se muajin e kaluar Lista Serbe kishte vendosur që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, kishte thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Lexo edhe:  Skandaloze: Stafi mjekësor shikojnë Big Brother në orar të punës, pacientët në korridore