“Për një lopë kanë nis problemet..”- Flet nëna e vëllezërve të plagosur në Klinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë qytetin e Klinës, ku katër vëllezër të familjes Ballaku u plagosën.

Të lënduarit janë Neziri, Esmiri, Semiri dhe Enisi, dy prej të cilëve kishin ardhur nga Italia vetëm tri ditë më parë.

E shqetësuar dhe e tronditur, për ngjarjen ka folur për Indeksonline nëna e tyre, Hasibe Bullaku, e cila shprehet se gjithçka mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Sipas saj, konflikti mes familjes së saj dhe familjes Hoti kishte nisur para shtatë vjetësh, kur një nga djemtë e saj aksidentalisht kishte goditur një lopë që i përkiste familjes së përmendur.

“Para 7 vjetëve e kemi pasur atë problem me lopën. Djali im, pa dashje, në rrugë i ka dalë para kerrit dhe e ka goditur. Pasi ndodhi kjo, ata deshën të ma vrisnin djalin. U pajtuam dhe mendoja se gjithçka ishte mbyllur, por sot kam mundur të kisha 4 viktima në shtëpi. Lopën ua kemi dhënë, e kanë ngrënë. Unë i kam rritur me mundime dhe varfëri, por ata mund të m’i linin 6 jetimë. Familja e tyre ka pasur gjithmonë probleme”, ka deklaruar ajo.

Lexo edhe:  Po flasin rusisht: Del audioinqizimi brenda manastirit në Veri