Për një ditë policia arreston pesë persona për armëmbajtje pa leje, detaje

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka arrestuar pesë persona për armëmbajtje pa leje.

Në Prishtinë tek një i dyshuar kanë gjetur armë zjarri -pistoletë  me një karikator dhe pesë (5) fishekë.

“Rr.Justina Shkupi, Prishtinë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri -pistoletë  me një karikator dhe pesë (5) fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njoftoj policia.

 

Ndërsa në Novobërdë për arm u arrestua një serb.

“Fsh.Bushinc ,Novobërdë: Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri-pistoletë  me një karikator dhe tetë fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet aty.

Për armëmbajtje pati të arrestuar edhe në Viti, Gjilan dhe Rahovec.

“Rr. Flaka e Janarit, Viti: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe gjate kontrollit ne shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 13 revole, një arme karabine dhe 42 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Fsh. Livoq, Gjilan: Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar, është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte”.

“Fsh.Petkoviq, Rahovec: Lidhur me rastin, me 13.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë e zjarrit –pistoletë  me një karikator me pesë fishekë dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Xhuli ndan fotografi me futbollistin e njohur – A mund të ketë diçka mes tyre?